Pacolli: Kosova nuk i pranon të ashtuquajturat pasaporta të Rusisë për banorët ukrainas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka bërë thirrje që Rusia të ndalojë politikën e saj kundrejt Ukrainës.

Përmes një postimi në Twitter ai bën të ditur që Kosova nuk do t’i pranojë pasaportat që ka lëshuar Rusia për banorët e dy qyteteve në Ukrainë.

“Kosova nuk i pranon të ashtuquajturat pasaporta që lëshon Rusia për qytetarët e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainë. Kosova përkrah fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Rusia duhet të ndalojë ndërhyrjen e paligjshme në Ukrainë dhe të largojë trupat e saj nga aty”, shkruan Pacolli në Twitter.


Share This Article