Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj paradës ushtarake të Serbisë, duke pohuar se sjella e tillë e Serbisë i dërgon mesazh botës se mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe mentaliteti i Millosheviçit është ende i gjallë në Beograd.
Postimi i Pacollit në Facebook:
Serbia
duhet të sillet si një vend i civilizuar dhe të përqëndrohet në bashkëpunimin
rajonal dhe në evropianizimin e saj.
Me parada ushtarake mesazhi i vetëm që i dërgon botës është
se Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe mentaliteti i
Millosheviçit është ende i gjallë në Beograd. Ne kerkojmë reagim ndërkombëtar
kundër kësaj sjelljeje të Serbisë, një ditë pas Ditës së Evropës.