Pacolli: Ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe se ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit.

“Precedenti i vetëm i krijuar nga Rusia ndonjëherë, është agresioni në ish-regjionet e vendeve sovjetike. Ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Do ta njihni këtë herët a vonë”, ka shkruar Pacolli në Twitter. 

Reagimi i Pacollit vjen pas deklaratave të ambasadorit rus në Beograd, Alexander Bocan-Harhenko, se ndarja e Kosovës nuk përbën precedent ndërkombëtar.

Share This Article