Pacolli përshëndet vendimin për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka përshëndetur vendimin e Serbisë për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar.

“Vazhdimi i ndërtimit të autostradës nga Serbia deri të kufiri me Kosovën, është një hap i madh drejt paqes në mes dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës. Mirë ka bërë qeveria serbe dhe presidenti Vuçiq me këtë ndërmarrësi dhe inkurajoj ata që në vend që të luftojnë shtetin e Kosovës të vazhdojnë me projekte të tilla”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se dje Serbia ka nënshkruar kontratën financiare 100 milionë eurosh për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar, që e lidh këtë vend fqinj me Kosovën me rrugë moderne.

“Vetëm Paqja është mënyra e vetme për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme!”, ka thënë tutje Pacolli.

Share This Article