Pacolli: Punëtorët tanë në Kazakistan janë të sigurtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pronari i kompanisë Mabetex, Behgjet Pacolli, ka treguar se si është gjendja e punëtorëve shqiptarë në Kazakistan, pas protestave dhe zhvillimeve që ndodhen atje gjatë javës që shkoi.

Pacolli thotë se deri më tani nuk ka asgjë që ka penguar jetën normale të punëtorëve të kompanisë Mabetex dhe se siguria për të gjithë bashkëpunëtorët është në nivelin e duhur.

Po ashtu, Mabetex me anë të një komunikate zyrtare bën të ditur se interneti në Kazakistan është kthyer dhe se punëtorët janë në kontakt me familjet e tyre.

“Mabetexi informon për situaten në Kazakhistan. Deri tani nuk ka asgjë që mund të konsiderohët se është penguar jeta normale e puntorëve të Kompanisë Mabetex. Sigurija për bashkëpuntorët tonë është në nivel te duhur”, ka thënë Pacolli.

Share This Article