Pacolli: Serbia po përdorë metoda të ndyra për çnjohje të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli e ka akuzuar Serbinë për përdorimin e metodave të ndyra për të bindur shtetet e varfra afrikane që të tërheqin njohjen e Kosovës.

Në një deklaratë për gazetën angleze “Sunday Express”, Pacolli ka përmendur korrupsionin dhe shitjen e armëve.

“Njohja e Kosovës nga e gjithë bota është proces i pakthyeshëm dhe kjo e ka forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Fushata serbe që përdorë mito, korrupsion, shitje armatimit dhe të tjera metoda të ndyra për t’i detyruar individët që të lëshojnë nota diplomatike false për çnjohjen e Kosovës, është fushatë e turpshme për një shtet evropian që e ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, ka thënë Pacolli.

Ambasada serbe në Londër ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e “Sunday Express” për akuzat e Pacollit.

Share This Article