Pacolli thotë se ia solli edhe një njohje Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nuk e ka treguar emrin e shtetit për të cilin thotë se e ka siguruar njohjen e Kosovës, por sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk është duke ia dhënë miratimin.

Ai, në një përgjigje për Klankosova.tv, ka thënë “Jo… duheni me prit se për cilin shtet bëhet fjalë”.

Tutje, Pacolli ka deklaruar se delegacioni i këtij shteti të martën do të vije në Kosovë.

“Javën që vjen ( të martën) ky delegacion vjen në Kosovë,  menjëherë pas kësaj kryeministri apo ( në këto raste kur KM nuk lajmërohet) dhe presidentja duhet ta vizitojnë këtë shtet dhe ta marrin njohjen drejtpërsëdrejti”, ka thënë Pacolli.

I pari i AKR-së, i ka drejtuar sot Kurtit një letër publike, ku edhe e bëri të ditur tërë këtë ngjarje.

Share This Article