Pacolli thotë se shteti i Komoreve nuk e k tërhequr njohjen e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka thënë se shteti i Komoreve vazhdon ta njohë Kosovën pavarësisht ndikimit nga, siç pretendon i pari i AKR-së, propaganda parapolitike serbe.

Pacolli e bëri të ditur këtë përmes rrjetit social Facebook, ku paraqiti letrën e dërguar nga ministri i Punëve të Jashtme të shtetit që gjendet në Afrikën Lindore.

“Kam pranuar një letër nga ministri i Punëve të Jashtme të Komoreve, i cili më siguron se njohja e lidhur njëherë mes nesh, vazhdon e paprekur dhe e shëndoshë, si atëherë kur e arritëm. Pas lobimit intensiv dhe udhëtimeve të shumta, kishim arritur që ta sigurojmë njohjen nga Komoret. Propaganda parapolitike serbe kishte tentuar shumë që të ndikojë në këtë shtet që ta tërheqë njohjen dhe ta zhbëjë punën tonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Image
Share This Article