Pacolli u kërkon ambasadorëve të huaj t’i reagojnë Kurtit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i AKR-së u ka kërkuar ambasadorëve të huaj në Ksovë që t’I reagojnë Qeverisë Kurti, për shkak të pengesave që, sipas tij, ia bën institucionet për të ardhur në Kosovë.

Pacolli ka pyetur ambasadorët e juaj në Kosovë dhe eurodeputetën gjermane se cili është mendimi i tyre rreth kësaj ndalesë që është duke ju bërë atij, përcjell Gazeta Insajderi.

“Dua të shoh sesa parimorë do të jenë Viola von Cramon, Natalyia Apostolova, Christian Heldt, Philip Konsett rreth pengesave që qeveria u bën atyre që nuk mendojnë si Kurti në Parlament. Komuniteti Ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë i heshtur ndaj veprimeve antikonsensuale të Kurtit”, ka shkruar Pacolli.

Po ashtu i pari i AKR-së e ka quajtur edhe gënjeshtare këshilltaren e kryeministrit në largim Albin Kurti, pasi që sic thotë ai nuk janë duke u trajtuar të gjithë personat njësoj rreth gjendjes së pandemisë me COVID-19.

“Gënjeshtër. Ju i trajtoni të gjithë ndryshe. Ndërkombëtarët ndryshe. Serbia ndryshe dhe më pas qytetarët e Kosovës. Sot Mjekët e Vuçiqit hynë në kararantinë. Një këngëtar erdhi por nuk shkoi në karantinë Ndaloni standardet e dyfishta. Një qeveri plot manipulime që nga dita e parë”, ka shkruar Pacolli.

Share This Article