U.d. e presidentit ka dhënë dy versione të ndryshme lidhur me një kontratë që fondacioni në emër të Willian Walkerit e kishte me Presidencën. Një herë tha se ka skaduar e nuk është vazhduar, pastaj tha se kontrata do të skadojë më vonë.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka i cili ka thënë se është e turpshme publikimi i kontratës me Walkerin, shkruan Gazeta Express.
Pacolli theksoi se Walker është hero i Kosovës dhe i civilizimit evropian.
Postimi i plotë:
Postimi i plotë:
Secili ia di meritat William Walkerit për Kosovën, për dëshminë që ia dha botës pë krimet monstruoze serbe ndaj qytetarëve të këtij vendi. Të bëhet publike kontrata me Walkerin është e turpshme. Aq më tepër të ngriten hipotezat ndaj njeriut që punon për Walkerin qe 20 vjet, z.Hasan Salihu, i cili përveq kujdesit reprezenton vullnetin dhe idetë e ambasadorit Walker në rajon është malinje dhe e pakuptueshme. Walker është heroi i Kosovës, është heroi i civilizimit europian. Është gardiani më i madh i humanizmit dhe Kosova mburret me të.Mosmirënjohja është krim.