Pacolli: Zekaj do të jetë një shtyllë lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit të Kombëtares sonë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka pritur në takim talentin shqiptar të futbollit, Arton Zekajn, i cili i është bashkuar Kombëtares së Kosovës, duke e braktisur atë të Serbisë.

“Kënaqësi e pafund që të vazhdojmë aty ku e la legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Para dy vitesh, Vokrri në emër të Kosovës iu pat drejtuar Arton Zekajt, ish-kapiten i U16 dhe U17 të Serbisë, duke e ftuar që t’i bashkohet kombëtares së Kosovës”, ka vlerësuar Pacolli.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Kënaqësi e pafund që të vazhdojmë aty ku e la legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Para dy vitesh, Vokrri në emër të Kosovës iu pat drejtuar Arton Zekajt, ish-kapiten i U16 dhe U17 të Serbisë, duke e ftuar që t’i bashkohet kombëtares së Kosovës.

Artoni është aktiv në futboll që nga mosha 6 vjeçare, duke ju bashkuar në fëmijërinë e hershme Akademisë së Futbollit të Partizanit. Pas shumë kërkesave të shumë klubeve evropiane, Artoni i është bashkuar nënkampionit të Francës, Lille, përderisa FIFA ka lejuar që Artoni t’i bashkohet U21 të Republikës së Kosovës.

Tani është momenti që ky i ri, yll në ngritje, të shkëlqej në Lille, Francë, si dhe në vendin e tij Kosovën.

I ri, shtatlartë, i shpejtë, i fuqishëm, me talentin e rrallë në lojën në mesfushë, Zekaj do të jetë një shtyllë lidhëse mes mbrotjes dhe sulmit të kombëtarës sonë.

E falenderoj nga zemra që iu përgjigj ftesës së Legjendës Vokrri dhe pritjeve të futbolldashësve të Kosovës.

Urime, suksese!

Share This Article