Padi 100 milionë euro ndaj Shqipërisë për terminalin e kontejnerëve në Durrës

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari Thanas Mustaqi ka sjellë për publikun detaje nga një gjyq tjetër i humbur që mund të kërcënoijë financat e Shqipërisë. Bëhet fjalë për portin e Durrësit, Shqipëria përballet me padinë e traktatit të investimit mbi konfiskimin e terminalit të kontejnerëve, sipas Buletini i Arbitrazhit Ndërkombëtar, tetor 2020.

“Metal Commodities Trade Corp” i SHBA-së dhe “Altberg Developments” i Britanisë së Madhe, të dy aksionarë të “Durres Container Terminal” (ndërmarrje e përbashkët shqiptare e përdorur si një mjet për të shfrytëzuar koncesionin e portit të Durrësit të dhënë nga Shqipëria), kanë depozituar një padi prej 100 milion euro në ICSID [International Centre for Settlement of Investment Disputes – Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve] kundër Shqipërisë pasi një gjykatë shqiptare vendosi të zgjidhte kontratën dhe urdhëroi sekuestrimin e terminalit portual.

Nga gazetari Thanas Mustaqi

Shqipëria përballet me padinë e traktatit të investimit mbi konfiskimin e terminalit të kontejnerëve, njofton Buletini i Arbitrazhit Ndërkombëtar, tetor 2020.

“Metal Commodities Trade Corp” i SHBA-së dhe “Altberg Developments” i Britanisë së Madhe, të dy aksionarë të “Durres Container Terminal” (ndërmarrje e përbashkët shqiptare e përdorur si një mjet për të shfrytëzuar koncesionin e portit të Durrësit të dhënë nga Shqipëria), kanë depozituar një padi prej 100 milion euro në ICSID [International Centre for Settlement of Investment Disputes – Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve] kundër Shqipërisë pasi një gjykatë shqiptare vendosi të zgjidhte kontratën dhe urdhëroi sekuestrimin e terminalit portual. Padia përfshin një seri masash të përkohshme për të parandaluar veprime të mëtejshme shpronësuese.

Investitorët pretendojnë se autoritetet shqiptare kanë penguar vazhdimisht përpjekjet e tyre për të modernizuar dhe për ta bërë terminalin fitimprurës, duke akuzuar ndërmarrjen e përbashkët për disa mosplotësime detyrimesh.

Ata gjithashtu pretendojnë se vendimi i qeverisë shqiptare për të devijuar dërgesat dhe tregtinë e naftës në portet e tjera në mënyrë që të shndërrojë portin e Durrësit në një atraksion turistik është shkelje flagrante e parashikimit të BIT-it [bilateral investment treaty – traktat dypalësh investimi] për shpronësimin dhe trajtimin e drejtë.

Share This Article