Padi konsumatore kundër Google

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjykatë apeli britanike miratoi ankesën e përgjithshme kundër Google, bërë nga një shoqatë konsumatorësh, që e akuzon grupin amerikan për mbledhje të paligjshme të të dhënave personale nga përdoruesit e iPhone.

Shoqata “Google, ti na detyrohesh”, drejtuar nga ish-drejtori i shoqatës së konsumatorëve Which?, Richard Lloyd, po përpiqet të marrë kompensim për më shumë se 4 milionë përdorues.

Në shkallën e parë, Gjykata e Lartë e Londrës refuzoi ta autorizonte një procedurë të tillë.

Gjykata e Apelit vlerësoi se një ankues ka të drejtë të dëmshpërblehet për humbjen e kontrollit mbi të dhënat e tij dhe se Gjykata e Lartë duhej ta kishte lejuar vazhdimin e procedurës./ASTH/

Share This Article