Padia kundër Serbisë për gjenocid, Vuçiç: Kërkoj nga shqiptarët mos ta bëjnë këtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç këtë të mërkurë ka folur në lidhje me mundësinë që Kosova ta padis shtetin e tij për gjenocidin e luftës së fundit. Mediat vendase bëjnë me dije se Vuçiç me një ton kërcënues, ka kërkuar nga Kosova që të mos ushtrojë padi, sepse sipas tij kjo mund të bëhet vetëm përmes Shqipërisë.

Sipas tij nënkupton defakto bashkim të Kosovës me këtë shtet.

“A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë – kjo do të nënkuptojë fillimin de facto të bashkimit me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiç.

Share This Article