ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez 6 hours ago
Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari 12 hours ago
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë 12 hours ago
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm! 12 hours ago
Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Padia ndaj Blinken, Berisha: Unë do fitoj, miqtë më njoftuan se dosja nuk ka fakte

albnews by albnews
29 October, 2021
in Albania
0
Padia ndaj Blinken, Berisha: Unë do fitoj, miqtë më njoftuan se dosja nuk ka fakte
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Foltorja e Lezhës, ish-lideri kryeministri Sali Berisha dha lajmin se jo vetëm që padia e tij ndaj sekretarit Antony Blinken është pranuar, por miqtë e tij e kanë garantuar se dosja ndaj tij nuk ka asnjë provë.

“Foltorja ka ndezur shpresat e shqiptarëve, zemrat e tyre, dhe ne do zotohemi se do marrin të gjitha fund. Ne Shqipërisë do i garantojmë zhvillim të pandalshëm, integrim, treg pa monopole dhe oligarkë, konkurrencë të ndershme. Por për të realizuar këto, duhet të ngremë shtëpinë tonë të shembur, të ngrihemi ne si PD. Edi Rama ia doli, siç më thoshte një ditë një kryetar grup-seksioni nga Puka: Ai mori këto 8 vite çdo institucion sepse ia dha Lulzim Basha nga paaftësia e tij për ta penguar, dhe së fundmi mori edhe kreun e PD. Kjo është e vërteta.

RelatedPosts

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

Gara për Bashkinë e Tiranës, Luçiano Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës italiane

Duhet të shtrojmë një pyetje: cilën betejë fituam ne demokratët gjatë këtyre 8 vitesh? A e dini se sot janë dhjetëra e qindra djem trima të Lezhës në procese politike dhe nuk pyet askush për ta? A nuk shpalli kryetari mbrojtjen e votës si zotimin e tij më solemn? Çfarë mbrojtje i bëri votës ai? Përkundrazi, Rama plaçkiti në vitin 2021 vota dy herë më shumë se në vitin 2017. Sepse e dinte se me kë kishte të bënte. Sepse nuk e vinte askund në kanar.

Më 27 prill, në vend që të ftonte demokratët e Lezhës dhe mbarë Shqipërisë në Lezhë për t’u përballur për votën e lirë, mendonte për karrigen e tij. Ndaj ne sot jemi të poshtëruar nga humbja në humbje. Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të vinte sanksione që opozita nuk i pretendon,” tha Berisha.

“Duan ta paraqesin Foltoren si një interes personal të Sali Berishës. Të lidhur me vendimin e DASH për shpalljen time ‘non grata’. Absolutisht është e pavërtetë dhe ia faktoj cilitdo. Atë vendim, duke e pasur të qartë se është i bazuar vetëm në shpifje, Sali Berisha e mbajti kryekëput personal dhe iu drejtova gjykatës në Paris. Padita për shpifja zotërinë që firmosi vendimin. Kam kënaqësinë t’u them ju sot, që jo vetëm gjykatësi e ka pranuar shqyrtimin e padisë sime, por miq të mi më kanë njoftuar se ajo dosje ka zero fakte, zero dokumente, zero prova, ashtu siç u kam thënë unë ju. Megjithatë unë ftoj Sekretarin e Shtetit dhe çdo shtetar të atij vendi dhe mbarë botës, që çdo fakt apo dokument që do ketë, ta çojë në sallën e gjyqit në Paris,” theksoi Berisha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin palestinez

21 September, 2025
INSTAT: Shqiptarët jetojnë më pak se banorët në BE

Gazeta e madhe italiane zbulon detajet: Inter u tërhoq nga gara për Lookman shkaku i këtij lojtari

21 September, 2025
Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak” pas inkursionit të dronëve rusë

21 September, 2025
“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

“Merrni mbrapsht të burgosurit”, Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm!

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result