Bota
Paditi Juventusin për 19.5 milionë euro, “Zonja e Vjetër” fiton gjyqin ndaj Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo dhe Juventusi ishte një dashuri me shikim të parë, duke qenë se edhe në momentin që i bëri shumë keq, ndonëse me një roveshatë spektakolare në prillin e vitit 2018, ai u duartrokit, pa një popull të tërë që iu përul.
Dhe kjo e preku, më saktë e joshi portugezin pas ngopjes me Realin e Madrid ishte Torino aventura e tij e duhur e radhës, ajo ku mund të kishte një tjetër histori të bukur, në Itali e Europë, por në fund faza e parë përfundoi vetëm me 2 tituj kampion, 1 Kupë Italie dhe 2 Superkupa Italie.
Por pandemia ndoshta ndryshoi shumë gjëra, sepse Juventusi si shumë klube të tjera vuajti një krizë të thellë ekonomike dhe bëri disa lëvizje për të mbajtur në frymëmarrje artificiale bilancet. Dhe pakti me lojtarët, ashtu sikurse me Cristiano Ronaldon ishte heqja dorë nga 4 muaj rrogë që do të rishpërndaheshin në muajt e sezonet në vazhdim.
Në të vërtetë më pas u mësua se rroga që të gjithë kishin hequr dorë ishte vetëm 1, por ndërkohë pas skandaleve të njëpasnjëshme që goditën Juven, sidomos edhe skandali i fshehjes së pagave, nxori në sipërfaqe një histori që fliste për një “karta Ronaldo”, e cila ishte pakti i fshehtë jo ligjor mes Juves dhe futbollistit, ku totali ishte 19.5 milionë euro.Kjo shumë, pasi dosja u hap, nisi që të kërkohej edhe nga Cristiano Ronaldo, i cili pas sezonit të tretë me Juven dhe 3 ndeshjeve të para ku shfaqte pakënaqësinë e tij të madhe vendosi që të largohet, të rikthehej te Manchester United, por me kokën mbrapa për të rikuperuar gati 20 milionë euro që i takonin nga “Zonja e Vjetër”.
Dashuria me këtë të fundit përfundoi me zhgënjim, me nervozizëm, por edhe me një borxh që mesa duket CR7-ës nuk i takon.Të paktën ky është vendimi që pritet të zyrtarizohet përpara datës 22 prill.
Gjykata nuk i njeh Ronaldos asnjë të drejtë për të kërkuar paratë që sipas tij i takojnë nga Juventus, duke qenë se nuk ekziston asnjë dokument zyrtar për këtë dhe mbi të gjitha, portugezi nuk ka dashur kurrë të dëshmojë për skandalin e fshehjes së pagave në Torino.
Madje, edhe karta e famshme “Ronaldo” ishte një copë letër, në të cilën nuk kishte as datë, as firmë dhe as gjë, por thjesht emri i Ronaldos dhe Paraticit, me një paragraf që nuk mund të pranohet as për shaka. Kështu që, në pritje të zyrtarizimit, Juventusi i ka bërë “gol” Ronaldos dhe i ka shpëtuar vetes një shumë të rëndësishme parash.
Bota
Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.
Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.
Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.
Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL
Bota
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën
Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.
Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.
Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.
1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025
2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME
3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME
4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca
Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME
5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar
Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME
6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta
Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME
7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME
8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°
Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME
9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME
10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban
Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.
Bota
Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin
Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.
Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.
Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania8 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
