Sali Berisha deklaroi pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, se për të Enkelejd Alibeaj nuk është më kryetar i këtij grupi, pas ankimimit që ky i fundit bëri në gjykatën e Apelit për vendimin e Gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit.
Për ish kryeministrin Berisha, Alibeaj e konsideron veten kryetar të përkohshëm ndërkohë që nuk e ka një funksion të tillë.
“Mbas vendimit të tij për të paditur PD për llogari të qeverisë në gjykatë, unë mund t’u them se ai për mua pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar. Nuk është fjala për mëndim, por për veprim. Veprimi është i gabuar, është padia. Padia është të kundërshtosh një vendim që se pranon asnjë shqiptar. Ai e konsideron veten kryetar ad interim të PD në një kohë kur nuk ka asnjë funksion të tillë”, tha Berisha.