Paga e lartë mund të jetë pengesë e transferimit të Messit te PSG-ja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

PSG-ja është klubi favorit për ta transferuar Lionel Messin e Barcelonës, nëse argjentinasi vendos përfundimisht të largohet nga Barça.

“Gazzeta dello Sport” raporton se paga e lartë e Messit te klubi katalunjas, mund të jetë pengesë që të kalojë te Parisienët.

33-vjeçari fiton 500 mijë funte në javë të Barcelona, por nëse dëshiron të ndërrojë klub, atëherë duhet të pranojë edhe pagë më të ulët. Kontrata me Barcelonën i skadon në fund të sezonit dhe mund të largohet si lojtar i lirë. Për Messin interesim kishte shfaqur edhe Manchester City.

Share This Article