Rritja e pagës mesatare nuk i plotëson nevojat bazë të qytetarëve. Edhe pse paga mesatare arriti pothuajse 35 mijë denarë, ende për shkak të inflacionit qytetarët dhe me këto paga nuk mund të mbulojnë muajin, thotë profesori Abil Baush.
Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, pothuajse në të gjithë sektorët ka rritje të pagave, kryesisht për shkak të rritjes së pagës minimale.
“Këto janë numrat. Ka një rritje, por në realitet inflacioni i çmimeve dhe inflacioni elementar e ha shifrën e një page mesatare të rritur, dhe pastaj vijmë në një minus, një shtet në të cilin qytetarët nuk mund të sigurojnë jetesën me dy paga mesatare për një familje”, tha Abil Baush, profesor universitar.
Kostoja e lartë e nevojave bazë ka bërë që qytetarët të mos planifikojnë asnjë investim që mund të lëvizë ekonominë.
“Sa qytetarë tashmë investojnë në disa pasuri të paluajtshme, në asete që do t’u kthehen në afat të gjatë, do të shihni se investimi është zvogëluar këtu, ky është problemi. Kemi një rritje të pagës mesatare, por nuk kemi rritje ekonomike”, deklaroi Abil Baush.
Pagat më të larta, sipas statistikave, paguhen në sektorin e IT-së mbi 90 mijë denarë neto, dhe në sektorin farmaceutik dhe financiar me mbi 50 mijë denarë pagë mujore./Alsat/