ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 1 hour ago
Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet 1 hour ago
Brenda fabrikës ‘sekrete’ të kanabisit medicinal prej 10 milionë funtesh në Mbretërinë e Bashkuar 1 hour ago
Mijëra persona protestojnë kundër qeverisë në Meksikë, përleshjet lënë 120 të plagosur 1 hour ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Pagë 36 mijë euro, pasuri miliona euro/ PD: Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama, si u shlyen 229 mijë euro kredi brenda pak muajsh

albnews by albnews
16 November, 2025
in Shqiperia
0
Pagë 36 mijë euro, pasuri miliona euro/ PD: Pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama, si u shlyen 229 mijë euro kredi brenda pak muajsh
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se situata ekonomike dhe sociale e vendit po përkeqësohet dita-ditës, ndërsa pasuria e familjes kryeministrore vijon të rritet me ritme të larta dhe të pajustifikueshme.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha se në një kohë kur mijëra shqiptarë po braktisin vendin për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe mungesës së shpresës për një të ardhme më të mirë, të dhënat e deklarimit vjetor të pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij tregojnë të ardhura, shpenzime dhe investime të konsiderueshme, të cilat ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si janë siguruar.

RelatedPosts

Pensionisti pyet Ramën për Berishën, Kryeministri: Emër që s’e përmend prej vitesh! Një e keqe e madhe që nuk iu nda këtij vendi

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet

“21 mijë euro dhe të siguroj dokumentet amerikane”/ I dënuar me 6 vite burg, arrestohet 40-vjeçari

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se, në vitin 2023, zonja Rama kishte blerë një pasuri të paluajtshme me vlerë 429 mijë euro, për të cilën kishte paguar 200 mijë euro, ndërsa diferencën prej 229 mijë euro kishte deklaruar se do ta shlyente brenda vitit 2024.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Ndërkohë që mijëra shqiptarë vijojnë të largohen nga vendi për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe pamundësisë ekonomike, pasuria e familjes kryeministrore vijon të rritet nga viti në vit. Sipas formularit të deklarimit të pasurisë të dorëzuar më 31 mars 2025, (për vitin 2024), Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të ardhura në vlerën 36.7 mijë euro nga paga si Kryeministër, rreth 9.2 mijë euro më shumë se në vitin pararendës dhe të ardhura të tjera në shumën 71 mijë euro .

Në total të ardhura monetare 108 mijë euro në vit ndryshe mesatarisht 9 mijë euro në muaj. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar për të njëjtin vit të ardhura në shumën 90 mijë euro, duke vijuar të shkëlqejë në tregun e pasurive të paluajtshme. Ndërsa në vitin 2023, zonja Rama kishte blerë një pasuri të paluajtshme me vlerë 429 mijë euro, për të cilën kishte paguar 200 mijë euro, ndërsa diferencën prej 229 mijë euro kishte deklaruar se do ta shlyente brenda vitit 2024.

Në deklarimin e fundit, ajo njofton se e ka shlyer këtë totalisht këtë detyrim, falë ndihmës edhe një kredie prej 200 mijë euro, të marrë në qershor 2024. Gjithashtu, po në të njëjtin vit ajo deklaron blerjen e një pasurie tjetër të paluajtshme me sipërfaqe 118 m², kundrejt çmimit 107 mijë euro ose 910 euro për metër katror. Pra, vetëm për vitin 2024, shpenzimet për blerje pasurish të paluajtshme të zonjës Rama kapin vlerën 336 mijë euro.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal

Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal

16 November, 2025
Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet

Trump blen të paktën 82 milionë dollarë në obligacione që nga fundi i gushtit, tregojnë zbulimet

16 November, 2025
Brenda fabrikës ‘sekrete’ të kanabisit medicinal prej 10 milionë funtesh në Mbretërinë e Bashkuar

Brenda fabrikës ‘sekrete’ të kanabisit medicinal prej 10 milionë funtesh në Mbretërinë e Bashkuar

16 November, 2025
Mijëra persona protestojnë kundër qeverisë në Meksikë, përleshjet lënë 120 të plagosur

Mijëra persona protestojnë kundër qeverisë në Meksikë, përleshjet lënë 120 të plagosur

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result