ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 5 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 5 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 10 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 10 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Pagë 420 euro për ata që do të angazhohen në Shqipëri për rindërtimin pas tërmetit

albnews by albnews
2 March, 2020
in Albania
0
Dëmet nga tërmeti në Shqipëri, 985 milionë euro
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në kuadër të programit të rindërtimit vendi ka nevojë për krah pune të kualifikuar, ndërsa theksoi se “qeveria do të imponojë që kompanitë e ndërtimit të vendosin një pagë për të gjithë ata që do të përfshihen në procesin e rindërtimit të barabartë me pagën mesatare në Shqipëri, 420 euro”.

“Ne do të negociojmë me kompanitë dhe do të pranojmë të ulemi vetëm në ato raste që do të jetë e arsyetuar ulja. Nuk do të pranojmë që të paguajnë pagë minimale, paga do të jetë e imponuar nga qeveria rreth pagës mesatare që është sot në Republikën e Shqipërisë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “kemi filluar të angazhojmë një grup prej 300 nxënësish të shkollave profesionale të viteve të 3-ta dhe të 4-ta, të lidhur me fushën e ndërtimit dhe po fillojmë trajnimet e tyre që t’i japim mundësi të përfshihen në punën për rindërtimin dhe të fitojnë një eksperiencë të drejtpërdrejtë në kantieret e ndërtimit. Ministri për Rindërtimin do të publikojë një thirrje të hapur për të gjithë ata që kanë njohuri në të gjitha proceset e ndërtimit dhe duan punë”, tha Rama.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Kryeministri u shpreh se “sado absurde që të duket është fakt se një nga sfidat më të mëdha të këtij procesi është nevoja e madhe për punonjës”.

“Ky proces do të hapi shumë vende pune që kërkojnë punonjës me një kualifikim të caktuar në të gjitha proceset e ndërtimit. Jemi të përgatitur të kryejmë trajnime për të gjithë ata që kanë nevojë. Kemi nevojë për punë me krah të kualifikuar. Por falë ligjit që kemi kaluar në këtë parlament, ne do të hapim kufijtë edhe për punonjësit e huaj. Kanë qenë të hapur por kanë pasur procedura të tmerrshme burokratike, tani do t’i japim mundësi kompanive të kontraktojnë punonjës të huaj në rast se nuk plotësohen me punonjës vendas”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “kjo është një sfidë e madhe e gjithë rajonit dhe Europës Lindore, por në këtë sfidë ne kemi mundësinë e avantazhit me një procedurë të lehtësuar në 7 ditë për marrjen e punonjësve nga jashtë”.

Ndërkohë, Rama tha se “puna në shtet i është lënë perspektivës së studentëve ekselentë, apo atyre që vijnë nga eksperienca të suksesshme të tjera”.

“Shtigjet për të punuar në shtet falë partisë, krushqisë, xhepit do të shkojnë duke u ngushtuar deri në mbyllje të plot. Pas Paktit për Universitetin, punësimet në administratë e kanë fokusin te ekselentët. Vitin e shkuar janë punësuar me qindra, këtë vit së shpejti hapet thirrja e re dhe studentët ekselentë që vijnë për të trokitur në dyert e administratës, e kanë të hapur dhe do të konkurrojnë për vendet e punës”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “në procesin e rindërtimit duam që jo thjesht të riparojmë dëmet dhe të mbyllim plagët e tërmetit por të bëjmë një kapërcim të rëndësishëm për ekonominë e vendit”.

“Kemi të gjitha kushtet për ta synuar këtë. Kemi bazën solide të krijuar këto vite dhe hapësirën e rëndësishme të frymëmarrjes nga suksesi i jashtëzakonshëm i Konferencës së Donatorëve. Shumë shpejt do të paraqesim planin e ri ekonomik për vendin, duke synuar të adresojmë të gjitha potencialet e fjetura dhe ta kthejmë rindërtimin në gravitetin e një ‘bumi’ zhvillimi, me shumë më tepër investime dhe rritje të konsiderueshme të të ardhurave”, tha Rama/ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result