“Paguante, kishte lidhje me bandat”, Berisha: Gjeneral Vladimir Qirjazi duhet të sqarojë pozicionin e tij me Paro Laçin. Nëse do të kisha favorizuar Malltezin, do të…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha publikisht deklaroi se gjeneral Vladimit Qirjazi duhet të sqarojë pozicionin e tij me Paro Laçin, ish-drejtues i kompleksit Partizani.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se në asnjë rast nuk ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezit, i cili ndodhet pas hekurave nën akuzën e korrupsionit dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

“Privatizimi është bërë 3 vite procedurë. Kjo është e vërteta. S’po ndalem se ku e bazon akuzën kallëzimin Balla dhe Rama. Ai është dokument mashtrimi publik i pakonceptueshëm. Balla dhe Rama tre vite më parë akuzonin se toka nuk ishte e pronarëve se ishte paguar nga autoritetet italiane gjatë luftës.. Ky vendim ka dalë 1 muaj pasi familje të nderuara kishin paguar 88.6% të detyrimit të tyre me lekë direkt dhe kishin ngelur 100 mijë dollarë.
Por nëse kishte një synim për të favorizuar dhëndrin do i thuhej; mos u ngut se do të kaloj ligji për bonot. Malltezit i takon që të ketë përfituar 1 mijë e ca dollarë, për një tokë që u shfrytëzua 46 vjet nga regjimi komunist. Po shfrytëzohej nga mafia me një krye Paro Laçin që dërgonte bandat e armatosura. E keni dëgjuar gjeneral Qirjazin. Thoshte; dërgova ekipin. Atë e administronte Paro (Ish-presidenti i Partizanit, Paro Laçi). Qirjazi duhet të sqarojë pozicionin e tij me Paron, se ai thuhej se paguante, Por më pas u largua në Itali. Malltezi e bleu më pas tokën te kushërinjtë e vetë. Këto dokumente janë në dosje, por SKAP-i i partisë, është skubi i partisë. Ndërtuesit kanë rënë dakord që të shesin në themele.”, tha Berisha.

Share This Article