• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Paguhet prej 2013/ Tony Blair i kthen ‘qokën’ Edi Ramës me vendimin Britanik për Berishën

Paguhet prej 2013/ Tony Blair i kthen ‘qokën’ Edi Ramës me vendimin Britanik për Berishën

by albnews
23 July, 2022
in Albania, UK
0
4
VIEWS

Sapo Edi Rama erdhi në pushtet, një nga vendimet e para ishte marrja e Tony Blair si këshilltar i tij, për çështje të ndryshme.

Ndërsa Blair ishte këshilltar që në ditët e para të Ramës si kryeministër, ky i fundit, do të kontraktonte në vitin 2015 ‘Omnia Strategy’, kompaninë e zonjës Blair, në lidhje me disa gjyqe ndërkombëtare, ku asnjë prej tyre nuk e ka fituar.

Ish-kryeministri britanik, ka punuar dhe si konsulent për qeverinë shqiptare, është kritikuar për ofrimin e këshillave për regjimin në Kazakistan, sesi të përballonin masakrën mbi civilët nga punonjësit e sigurisë. Gjithashtu, Blair ka ndihmuar dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Reputacioni i tij në Britani nuk është shumë i mirë, pasi është kritikuar për mënyrën se si fitonte paratë e tij dhe për rolin në luftën e Irakut në vitin 2003.

Ndërkohë pasuria e tij përllogaritet në 80 milionë paund.

Tony Blair u njoftua se do të ishte këshilltar i qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama që në ditët e para të formimit të qeverisë, në shtator 2013. Që në fillim të gushtit 2013, ai i organizoi Ramës vizitën e parë zyrtare në SHBA, një muaj më pas, ku do takohej me liderë botërorë dhe aty rrëfente edhe angazhimin e vet si këshilltar qeverish dhe liderësh.

Edi Rama, në deklarimet e tij, ka pranuar se e ka paguar ish-kryeministrin Britanik për këshillat e tij. Në fund të vitit 2015, me një vendim qeverie, kompania e bashkëshortes së Tony Blair, Cherie, merrte edhe 150 mijë euro, për gjyqin e dështuar me ‘Rapiscan’, firmës që fitoi koncesionin nga Berisha për skanimin në pikat doganore.

‘Omnia Strategy’, kompania e zonjës Blair mendohet të ketë marrë gjithsej 645 mijë euro për të zgjidhur mosmarrëveshjet e qeverisë shqiptare me ‘Rapiscan’, kur në fakt nuk është zgjidhur asgjë, pasi firma vazhdon të marrë pagesat për çdo skanim.

Sipas gazetës britanike ‘Daily Mail’ çifti Blair po përfitonte nga qeveria shqiptare dhe qeveria e Kazakistanit. ‘E themeluar në vitin 2011 nga Çeri, ‘Omnia’ ishte burim debati kur u zbulua se ishte paguar 500 mijë stërlina për konsulencë ligjore nga qeveria shqiptare. Debati lindi për shkak të rolit të Tony Blair si këshilltar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që prej vitit 2013.

Shqipëria nuk është i vetmi vend ku ‘Omnia’ është angazhuar. Ajo është paguar 400 mijë stërlina për 6 muaj punë në Kazakistan, për rishikim të ‘marrëveshjeve tregtare bilateral’. Tony Blair u vu shpeshherë në qendër të kritikave të mediave britanike, për shkak se ai dyshohet për fshehje taksash dhe përdorim të detyrës si përfaqësues i Kuartetit në Lindjen e Mesme, për biznesin e tij privat. Për shmangie të taksave tashmë po kritikohet edhe kompania e bashkëshortes së tij.

Në shkrimin e Daily Mail thuhet se ‘Omnia’ është regjistruar si kompani me përgjegjësi të kufizuar dhe si e tillë nuk paguan tatimin mbi fitimin. Në fillim të gushtit të kaluar në vitin 2016, Tony Blair erdhi te vila qeveritare në Dhërmi, duke shijuar pushimet në bregdetin shqiptar, nën shoqërinë e Edi Ramës. Ky i fundit postoi vetë në faqen e tij në ‘Facebook’ një foto me ish-kryeministrin britanik.

Por vizitat e Blair tek Rama në Shqipëri, kanë vazhduar deri në 2022. Ai përherë ka udhëtuar me avion privat dhe është dërguar në Dhërmi apo vende të tjera me helikopter qeveritar.

Më poshtë keni shkrimin e plotë të Daily Mail në shkurt 2018:

Lidhjet e Xhorxh Soros me Tony Blair dhe Laburistët britanikë

Nga Guy Adams, Daily Mail

Një nga avantazhet e të qenit një nga burrat më të pasur në botë është se mund të blesh më të shtrenjtën nga gjithçka- që nga shtëpitë e makinat, te jahtet, avionët privatë- dhe, të mos harrojmë, politikanët.

Kështu ndodhi që kur George Soros vendosi të ndihmonte presidentin e një vendi të varfër të Afrikës Perëndimore që të çimentonte bazën e tij të pushtetit disa vite më parë, ai pranoi të paguante shuma të mëdha për të siguruar ndihmën e rregullt të një Tony Blair.

Të dhënat financiare të prodhuara nga organizata jofitimprurëse e miliarderit amerikano-hungarez, Open Society, zbulojnë se në vitin 2012, ai shpenzoi 601 mijë dollarë për të punësuar Blair dhe ndihmësit e tij që të ndihmojnë liderin e Guinesë që ‘të menaxhojë dhe ekzekutojë një axhendë ambicioze reformash në mënyrë efektive’.

Paratë kesh iu paguan fondacionit personal të Blair ‘Iniciativa për Qeverisjen e Afrikës’. Në këmbim, një mik i Sorosit (dhe presidenti i Guineas), Alpha Conde mori shumë këshilla të paçmueshme, duke përfshirë edhe mënyrën se si të bëhej PR pas përleshjeve të dhunshme, gjatë të cilave forcat qeveritare qëlluan për vdekje nëntë aktivistë të opozitës dhe plagosën qindra të tjerë.

“Ne po e humbasim betejën e komunikimit, pjesërisht sepse qeveria ka qëndruar kryesisht e heshtur gjatë javëve të fundit,” këshilluan politikanin afrikan, ekspertët e spin-it nga ekipi i Blair në fund të vitit 2013. Ata sugjeruan që të krijohej një narrativë e re, në të cilën ‘ne duhet të shihemi si pala që ka qenë gjithmonë e hapur ndaj proceseve demokratike dhe dialogut’.

Në një rast tjetër, Blair kontaktoi personalisht Hillary Clinton, e cila në atë kohë ishte Sekretare e Shtetit të SHBA, duke kërkuar ndihmë për të bindur Fondin Monetar Ndërkombëtar që të shpejtojë lëvizjet për të lehtësuar borxhin kombëtar të Guinesë.

“Shoqata ime bamirëse po ndihmon presidentin e Guinesë me fondacionin e Sorosit,” i tha Blair zonjës Clinton në një email të zbuluar të shkurtit 2012, duke shtuar se ndihma financiare do ‘bënte një ndryshim të madh, pasi presidenti ka zgjedhje në fillim të verës… çdo mbështetje do të ishte shumë e mirëpritur’.

Zonja ia kaloi kërkesën e çuditshme të Blair zyrtarëve të Thesarit të SHBA dhe sugjeroi që Soros të telefononte personalisht Sekretarin e Thesarit, Timothy Geithner, për të parë nëse mund të tërhiqeshin fijet.

Disa muaj më vonë, hej presto!- ky rrjet komod tha fryte.

FMN fshiu 2.1 miliardë dollarë të borxhit të Guinesë. Jo shumë kohë më pas, presidenti Conde u rizgjodh me sukses gjithashtu.

Pasi pagoi faturat e Blair, Soros mori gjithashtu një rol praktik në mbështetjen e Conde përpara atyre zgjedhjeve, duke organizuar takime mes tij dhe ndërmjetësve të fuqisë së huaj (në shtator të vitit 2011, ai priti presidentin afrikan dhe djalin e tij në apartamentin e tij në Nju Jork). Herë pas here gjatë kësaj periudhe, Soros dukej se merrte përsipër të vepronte si një negociator pothuajse zyrtar për qeverinë e Guinesë.

Në të vërtetë, ai dukej se po përfaqësonte joformalisht regjimin e Conde në Londër atë vit me një firmë minerare braziliane, e cila kishte interesa në vendin afrikan.

Në një email të brendshëm, të dërguar menjëherë më pas, drejtuesit e kompanisë Vale, thanë atyre u ishte thënë nga Sorosi që të kontribuonin me 250 milionë dollarë për qeverinë e Guinesë, në mënyrë që të lejoheshin të vazhdonin të punonin atje.

Mesazhi sugjeronte se Soros po sillej sikur populli i Guinesë e kishte zgjedhur atë për të drejtuar vendin e tyre. Ata u ankuan se nuk ka të drejtë të flasë në emër të tyre.

Këto dhe episode të tjera intriguese pritet të shfaqen në një çështje gjyqësore të profilit të lartë, e cila aktualisht po kalon nëpër gjykatat e Nju Jorkut.

Në qendër është një manjat izraelit i quajtur Benjanim Steinmetz, i cili pretendon se gjatë viteve të para të Conde- Soros komplotoi për t’i hequr të drejtat e vlefshme të minierave në vendin afrikan.

Steinmetz pretendon se Soros përdori një rrjet grupesh presioni që ai financon për të kryer këtë fushatë, për të cilën ai pretendon se ishte motivuar nga antipatia e gjatë mes dy burrave. Ai tani po kërkon një kompensim befasues prej 10 miliardë dollarësh.

Padia e quan në mënyrë dramatike Sorosin ‘një miliarder shantazhues që vepron në shpërfillje të plotë të sundimit të ligjit dhe të drejtave të të tjerëve’.

Soros nga ana e tij mohon shkeljet. Ai do të argumentojë se Steinmetz u ndëshkua me të drejtë nga qeveria e Guinesë për marrjen e të drejtave të minierave në mënyrë korruptive. Rasti sillet rreth disa episodeve të diskutueshme, në të cilat asnjëra palë nuk duket të ketë një monopol absolut as mbi të vërtetën, as mbi virtytin.

Megjithatë, ndoshta më e rëndësishme se të drejtat dhe gabimet e tij të veçanta- të paktën në kontekstin e ngjarjeve të fundit- është ajo që zbulon për mënyrën se si George Soros e përdor perandorinë e tij filantropike globale për të çuar përpara axhendat e tij.

Sepse çështja ofron një pasqyrë të rrallë të metodave me të cilat 87-vjeçari, gjenia e të cilit si financier e bëri atë njeriun e 29-të më të pasur në botë, është konsideruar nga miqtë dhe armiqtë si një nga fuqitë më me ndikim politik në kohët moderne.

Por fillimisht pak histori. George Soros është një menaxher i lindur në Hungari, i njohur më së miri në Britani si ‘njeriu që theu Bankën e Anglisë’ në atë që njihet si ‘E mërkura e zezë’ kur fitoi mbi 1 miliard dollarë duke vënë bast se vlera e paundit do të binte.

Spekulimet e tij me monedhën, atë ditë në vitin 1992, sollën zhvlerësimin e stërlinës, duke e detyruar Britaninë e Madhe të dalë nga Mekanizmi i Kursit të Këmbimit dhe duke i kushtuar taksapaguesve rreth 3.3 miliardë sterlina në proces. Në vende të tjera, megjithatë, Soros është ndoshta i njohur për sasinë e jashtëzakonshme të pasurisë së tij që i është kushtuar filantropisë.

Pavarësisht industrisë grabitqare në të cilën punon ai, bindjet e tij janë kryesisht liberale dhe ai, gjatë tre dekadave të fundit, ka qenë ndoshta nga mbështetësit me energjikë në botë të kauzave të majta, duke shpenzuar rreth 14 miliardë dollarë për t’i promovuar ato.

Ai drejton punët e fushatës përmes fondacionit ‘Open Society’, një organizatë grantmarrëse me 1600 punonjës dhe degë në 43 vende, duke përfshirë një degë në Londër, e cila kërkon të ‘ndërtojë një demokraci të gjallë dhe tolerante, qeveritë e të cilave janë të përgjegjshme dhe të hapura për pjesëmarrjen e të gjithë njerëzve’.

Arka e saj përmban rreth 25 miliardë dollarë.

Për mbështetësit, kjo përfaqëson një përpjekje unike fisnike që e vendos Sorosin në traditën e filantropistëve të tillë si Andrew Carnegie, industrialisti viktorian që përdori pasurinë e tij për të ndërtuar biblioteka dhe Bill Gates, që po shpenzon triliona për të luftuar sëmundjet.

Megjithatë kritikët argumentojnë se natyra e hapur politike e shumë kauzave që mbështet Soros- siç është përpjekja për të sabotuar Brexit, i bëjnë aktivitetet e tij problematike.

Pavarësisht se është i pazgjedhur dhe ka pak lidhje të dukshme në shumë vende ku operojnë organizatat e tij, burimet e tij financiare kanë potencialin që të përmbysin demokracinë, në vend që ta ndërtojnë atë, argumentojnë ata.

Për shembull, duke mbështetur politikanë individualë si presidenti i Guinesë, ai po minon partitë opozitare, të cilat mund të mbështeten nga një pjesë e konsiderueshme e elektoratit të një vendi. Ndonëse motivet e tij mund të jenë të nderuara, kritikët thonë se të paktën kjo përbën një ndërhyrje.

Nëse fushata e tij do të kishte sukses për ndalimin e atij që ai e quan fatkeqësia e Brexit, ky do të ishte një shembull tjetër i përmbysjes së një referendumi, i cili, pavarësisht nga bindjet politike të dikujt, ishte me më shumë se 30 milionë vota, një nga ushtrimet më të vëzhguara gjerësisht në historinë e demokracisë britanike.

Se si kjo përputhet me qëllimin e tij të deklaruar për t’i bërë qeveritë më të përgjegjshme dhe më të hapura me pjesëmarrjen e të gjithë njerëzve, është supozimi i kujtdo.

Ndërkohë megjithatë, dashuria e Soros për BE-në është pa dyshim e sinqertë, ajo mund të jetë gjithashtu e motivuar në një pjesë të madhe nga interesi vetjak.

Për BE-në, vitet e fundit kanë qenë një aleat ndihmues në avancimin e kauzave afër zemrës së tij, nga të drejtat e refugjatëve, te reformimi i legalizimit të drogës.

Marrëdhënia mes organizatave të tij dhe Brukselit u zbulua me rrjedhjen e një dokumenti prej 177 faqesh, të titulluar ‘Aleatë të besueshëm në Parlamentin Europian’. Dokumenti përmbante një listë me 226 deputetë që mendoheshin se çojnë përpara axhendën e organizatave të Sorosit.

Mes tyre ishte edhe Martina Anderson e Sinn Fein, një ish-anëtare e IRA-s, e cila kreu 12 vite burg për vepra terroriste.

Përsëri, vetë ekzistenca e një liste të tillë e ndan opinionin. Disa mund të thonë se është pjesë e një operacioni lotimi të mirëdrejtuar, për të cilën do të krenohej çdo organizatë profesioniste e fushës.

Megjithatë kritikët argumentojnë se kjo tregon një dëshirë të pashëndetshme për të ndikuar te eurodeputetët që zbulohet se janë zgjedhur për t’i shërbyer njerëzve të kombeve të tyre, në vend që të përfaqësojnë interesat e përkëdhelura të një miliarderi të huaj.

Po aq problematik, në një kontekst të tillë, ishte një dokument i dytë i brendshëm, i cili doli në vitin 2016, duke përshkruar se si Shoqëria e Hapur kishte kërkuar të çonte përpara axhendën e saj në Moldavi duke shpenzuar 141 mijë dollarë për të mbështetur kryeministrin e atëhershëm, Iurie Leance.

Memorandumi vë në dukje se Leanca është një ish-anëtar i bordit të Fondacionit të Sorosit në Moldavi.

Më tej zbulohet se Shoqëria e Hapur po financonte në heshtje katër nga këshilltarët e tij kryesorë.

Ndërsa arsyetimi për dëshirën për të mbështetur politikanin ishte krejtësisht legjitim- Moldavia kishte nevojë për ndihmë për t’iu kundërvënë Rusisë së Vladimir Putinit- metodat nëpërmjet të cilave organizata e Sorosit e ndoqi këtë qëllim rezultuan të ishin të diskutueshme. Sepse është kundër ligjit moldav që ndihmësit e kryeministrit të paguhen nga një organizatë e palës së tretë.

Për kritikët, një gjimnastikë e tillë financiare është në kundërshtim me frymën (nëse jo me germën) e ligjit. Dhe, përsëri, shkalla e ndikimit që ata duket se i kanë dhënë Shoqërisë së Hapur mbi një qeveri të zgjedhur, ngre pikëpyetje nëse demokracia u përmbys.

Previous Post

Berisha, letër të hapur drejtuar Ambasadorit Britanik në Tiranë

Next Post

21 të shtëna topi e Himni Kombëtar, detaje nga ceremonia e së dielës, kur Begaj do të marrë detyrën e Presidentit

albnews

albnews

Related Posts

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier
Albania

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

10 May, 2025
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës
Albania

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!
Albania

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
Next Post
21 të shtëna topi e Himni Kombëtar, detaje nga ceremonia e së dielës, kur Begaj do të marrë detyrën e Presidentit

21 të shtëna topi e Himni Kombëtar, detaje nga ceremonia e së dielës, kur Begaj do të marrë detyrën e Presidentit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM