Pak ditë nga ndeshja e play-off-it me Poloninë dëmtohet portieri i kombëtares…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Portieri i Kombëtares shqiptare, Simon Simoni është dëmtuar.

Klubi i Bundesliga 2 ku aktivizohet shqiptari, Kaiserslautern, njoftoi se ai do të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Bochum në kampionat.

Ende nuk dihet se sa do të qëndrojë jashtë fushave gardiani 21-vjeçar, por më 7 mars nuk do të jetë i gatshëm. Vlen të përmendet se Simoni ka qenë zgjedhje e 3-të për Sylvinhon, duke u grumbulluar rregullisht me Kombëtaren shqiptare.

Kujtojmë se 21-vjeçari është i huazuar nga Eintracht Frankfurt te Kaiserslautern. Por as tek këta të fundit, nuk i është dhënë mundësia për të treguar aftësitë e tij.

Share This Article