Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, pak ditë më parë pësoi një incident gjatë një prej performancave në New York.
Derisa po këndonte, asaj iu hodh një telefon në sy nga një prej personave që ishte në audiencë.
Kjo bëri që artistja të ndalonte performancën dhe të vraponte drejt prapaskenës për të marrë ndihmë.
Personi që e qëlloi me telefon ishte Nicolas Malvagna, një kujdestar qensh, i cili në gjykatë deklaroi se e goditi këngëtaren sepse mendonte se do të ishte qesharake.
Megjithatë, krijuesja e hitit “Meant to be” së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale duke treguar se është më mirë.
Në një foto të afërt në Twitter, biondja ka treguar gjendjen e syrit dhe shihet se mavijosja ka marrë një ngjyrë vjollcë të errët.
“Syri im zi dhe blu tani, por shumë më mirë”, ka shkruar ajo.
Siç u raportua në tabloidet ndërkombëtare, personi që e gjuajti me telefon mund të dënohet me një vit burg.