Pak kohë më parë inskenoi vdekjen e tij, ekzekutohet një nga kriminelët më të kërkuar në botë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga kriminelët më të kërkuar, i cili dikur kishte inskenuar vdekjen e tij, është vrarë në Meksikë, në një vrasje që besohet të ketë qenë një atentat i realizuar nga një bandë rivale.

Marco Ebben, një trafikant droge i dënuar 32-vjeçar, që dikur ishte në krye të listës së “kriminelëve më të kërkuar” të Europolit, u qëllua për vdekje këtë javë në periferi të Mexico City.

Në një foto të publikuar nga mediat meksikane, Ebben, një holandez që ishte lidhur për një kohë të gjatë me trafikun ndërkombëtar të drogës, tregon atë të shtrirë midis dy makinave në një parkim në një kompleks rezidencial luksoz në Atizapán de Zaragoza, shkruan A2 CNN.

Pak kohë më parë inskenoi vdekjen e tij, ekzekutohet një nga

Ndërsa detajet rreth vdekjes së tij ende nuk janë publikuar zyrtarisht, besohet se ai është vrarë nga një bandë rivale. Ai u dënua me 7 vjet burg në vitin 2020 për trafikimin e 400 kg kokainë nëpërmjet konteinerëve të mbushur me ananas gjatë vitit 2014-2015. Pas dënimit, ai u largua nga Europa dhe u fsheh, duke u arratisur në Meksikë, ku besohet të ketë jetuar nën një emër të rremë që nga viti 2023. Ai kishte lidhje të ngushta me kartelin e njohur të Sinaloas.

Përpjekja e tij për t’i shpëtuar dënimit, duke inskenuar vdekjen e tij në tetor 2024 në Culiacán, u mësua nga autoritetet, duke e bërë atë një nga kriminelët më të kërkuar të Europës dhe botës. Vrasja e tij ka ngritur shqetësime të mëdha për ndikimin e grupeve të organizuara të krimit në rajon. 

Share This Article