Gazetarja e OraNews Katerina Hysenllari ka dhënë detajet e para për protestën e organizuar nga PD, që do të filloj në orën 19:00 para Kryeministrisë.
Mësohet se forca të shumta policie kanë zbritur në terren, ndërkohë që para Kryeministrisë janë vendosur dhe botet e ujit.
Deri më tani është paralajmëruar se 1200 forca policiore do të jenë në terren, ndërkohë blutë janë të vendosura edhe në hyrje të bulevardit.
Po ashtu bëhet e ditur se forcat ‘Shqiponja’ dhe të FNSH ato të cilat do të jenë në gatishmëri duke qenë se është paralajmëruar se do të jetë një protestë masive.