Kompania e pijeve Pepsi ka bërë përsëri një reklamë kryevepër me futbollistë si akterët kryesorë.
Pepsi njihet si njëra nga kompanitë që bën më së shumti reklama dhe atë me futbollistët prezent në të.
Edhe kësaj radhe para Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’, kompania amerikane ka mbledhur yjet e futbollit për të bërë një tjetër reklamë unike.
Futbollisti më i mirë në histori, Lionel Messi është së bashku me Paul Pogban dhe legjendën braziliane Ronaldinho.
Përveç Messit dhe yjeve të tjerë të futbollit në reklamë merr pjesë edhe gazetari italian Fabrizio Romano si dhe video kreatori Receba.
Kjo video është bërë virale dhe nga tifozët e futbollit po konsiderohet si ndër më të mirat që është parë ndonjëherë.