Presidenti rus, Vladimir Putin po takohet me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan në Kazakistan.
Përpara se Erdogan të futej në takim, disa foto që tregojnë presidentin turk duke luajtur ping-pong, u shpërndanë për median.
Sipas BBC, më herët, Kremlini kishte deklaruar se Erdogan pritet të ofrohet zyrtarisht për të negociuar bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.
Lideri turk pati negociuar më herët një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës për eksportin e grurit ukrainas.
Kur Putin dhe Erdogan u takuan në shtator, presidenti turk tha se kishte përshtypjen se Putini kërkon t’i japë fund kësaj lufte sa më shpejt të jetë e mundur.
© SYRI.net