ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës 12 hours ago
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit 12 hours ago
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”? 12 hours ago
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë 13 hours ago
Titujt e Gazetave ne UK 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Pak progres”- BIRN: Edhe pas zhvillimeve në nivel të lartë zyrtarësh, Brukseli nuk është bindur me luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit

albnews by albnews
8 November, 2023
in Albania
0
“Pak progres”- BIRN: Edhe pas zhvillimeve në nivel të lartë zyrtarësh, Brukseli nuk është bindur me luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjatë këtij viti në Shqipëri u dënua për korrupsion një ministër dhe për abuzim me detyrën një ish-zyrtar i lartë dhe deputet, ndërsa u ngritën akuza për korrupsion dhe pastrim parash ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Këto dhe shumë ngjarje të tjera duket se nuk e kanë bindur Komisionin Evropian të cilësojë zhvillimet si “pak progres” dhe të theksojë se “korrupsioni është i përhapur në shumë fusha”.

Viti 2023 ka gjasa do të hyjë në historinë e Shqipërisë si viti kur disa nga çështjet madhore të korrupsionit dhe abuzimit me detyrën përfunduan në dyert e gjykatave, me disa ish-zyrtarë të lartë të dënuar apo të akuzuar. Megjithatë, numri i hetimeve dhe gjykimeve të tilla, ndonëse i pazakontë për Shqipërinë, duket se nuk ka bindur ekspertët e Komisionit Evropian, të cilët e kanë klasifikuar situatën aktuale si “pak sukses”, niveli më i ulët në sistemin e vlerësimit që Komisioni përdor për matjen e ecurisë së reformave në vendet kandidate për anëtarësim.

RelatedPosts

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

Arrestohet polici në Fushë-Krujë, AMP: Efektivi u kap në një parcelë me 65 bimë kanabis

Silvinjo pas fitores: Një ditë e rëndësishme, një ndeshje e paharrueshme

Raporti vjetor i progresit për këtë vit, i publikuar në faqen e internetit të BE-së të mërkurën, përmend si raste pozitive gjyqin kundër ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe hetimin e skandalit të incineratorëve në përgjithësi, por vëren gjithashtu se lufta kundër “kulturës së pandëshkueshmërisë” kërkon më shumë dënime finale.

Komisioni Evropian përdor vlerësimet “regres”, “jo progres”, “pak progres”, “shumë progres” dhe “progres i shkëlqyer” për të raportuar mbi ecurinë vjetore të një vendi anëtar ndërsa përdor togfjalëshat “hapat e parë”, “pak nivel përgatitjeje”, “relativisht i përgatitur”, “nivel i mirë përgatitjeje” dhe “nivel i lartë përgatitjeje” për të shënuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi kandidat në një fushë të caktuar.

Lufta kundër korrupsionit është një nga problemet kyçe që pengojnë përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe ka qenë shënjestra e përpjekjeve të vazhdueshme të BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara gjatë viteve të fundit. Një reformë madhore në sistemin e drejtësisë që filloi në vitin 2016 synoi nga njëra anë pavarësimin politik të drejtësisë dhe nga ana tjetër, aftësimin e saj për të luftuar korrupsionin politik. Reforma erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme të prokurorisë dhe gjykatës së lartë në sistemin e mëparshëm për të hetuar dhe dënuar rastet e perceptuara të korrupsionit mes zyrtarëve të lartë përgjatë dekadave pas rënies së komunizmit.

Strukturat e reja të drejtësisë dhe Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit filluan të funksionojnë tre vjet më parë ndërsa suksesi i parë duket se u arrit me dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për abuzim me detyrën në shkurt të vitit 2022. Por në dhjetor të atij viti, isn-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua dhe u akuzua për korrupsion e pastrim parash ndërsa këtë vit, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj iku në arrati, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash në më shumë se një herë.

Po këtë vit, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u arrestua dhe është aktualisht në pritje të gjykimit për akuzën e abuzimit me detyrën, ndërsa një numër zyrtarësh të tjerë më të ulët janë dënuar apo janë në proces.

Megjithatë, për Brukselin këto duket se nuk mjaftojnë për të ndryshuar vlerësimin për progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit nga “pak progres” në “shumë progres”. Shqipëria u vlerësua me “pak progres” vitin e kaluar dhe gjithashtu me “pak progres” për këtë vit. Vlerësimi për kategorinë e Luftës Kundër Korrupsionit është që “Shqipëria ka pak nivel përgatitjeje” për anëtarësim. Para se të anëtarësohet, Shqipërisë i duhet të kalojë edhe tre shkallë të tjera vlerësimi.

“Pavarësisht se ka pasur pak progres dhe pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar korrupsionin, përfshirë një numër të lartë dënimesh dhe hetimesh financiare në nivel të lartë, kjo mbetet në fushë shqetësimi serioz,” thuhet në raportin e Komisionit.

“Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur shumë në fushat e jetës publike dhe të biznesit dhe masat për ta parandaluar atë vijojnë të kenë impakt të kufizuar,” shkruhet më tej në raport.

Ndërsa përmend rastin e incineratorëve dhe dëninim e Kokës në shkallë të parë si ngjarje pozitive, raporti vëren: “Rritja e numrit të dënimeve finale në rastet e nivelit të lartë mbetet një prioritet i lartë me qëllim luftën kundër kulturës së pandëshkueshmërisë.” Raporti vëren se ndonëse vetingu në sistemin e drejtësisë vijon të prodhojë rezultate, nevojiten përpjekje të mëtejshme në ndjekjen e rasteve të identifikuara nga vetingu që mbartin indice për vepra penale.

Sipas raportit, 186 njerëz u dënuan për korrupsion në sektorin publik gjatë vitit 2022 dhe shtatë ishin nga niveli i lartë krahas 18 të dënuarve nga sistemi i drejtësisë. Megjithatë, Brukseli vëren se sekuestrimi i aseteve të vëna nga korrupsioni “mbetet shumë i ulët dhe duhet të rritet”. Raporti nënvijëzon se shuma prej 38 milionë eurosh të sekuestruara pas hetimeve mbi çështje të lidhura me korrupsionin mbetet shumë e pamjaftueshme.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

12 October, 2025
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

12 October, 2025
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

12 October, 2025
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

12 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result