Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me opozitën kanë mbledhur sot në një tryezë, përfaqësues të medias dhe të shoqërisë civile.
Në fjalën e tij Basha tha se kjo që po bëhet tani nuk është e lejueshme, pasi po vendoset censura me anë të ligjit. Kreu i PD shtoi se censura ndaj medias është vija e kuqe.
“Është një ofensivë kundër medias, kundër gazetarëve dhe kundër fjalës së lirë. Nuk jemi këtu që të përkrahim tuaj, por jemi këtu se pa lirinë e medias, pa lirinë e fjalës nuk ka as liri politike. Këtu jemi si partner që shoqëria të jetë e informuar. Kryeminsitri kërkon të ngushtojë hapësirën e informimit të qytetarëve. Kjo është vija e kuqe dhe nuk do e lejojmë”, u shpreh Basha.
Në fjalën e tij, kreu i opozitës shtoi se do të anulojë ligjin sapo të vijë në pushtet nëse Parlamenti e miraton.
Presionet e kësaj qeverie, ndaj çdo personi. Kjo është e papranueshme. Për PD dhe për të gjithë është një vijë e kuqe. Kjo është një luftë e shpallur kundër mediave, kundër gazetarisë. Keni kolegët tuaj. Kjo është një degjenerim, për presionin e jashtëzakonshëm që do të shkojë në Kuvend. Të vetëdijshëm edhe për problemet tona. Ashtu siç kemi ndarë bashkë , synimi ynë është t;i japim vendin të gjitha instrumentet për të mbyllur derën e tranzicionit për lirinë e mediave dhe për ta zhvendosur evropaine. Për liritë e standardeve e vetërregullimin. Autonomisë legjislacionit. Së dyti ditën e premte nesë çohet në fund. Opozita nuk do ta njohë dhe sapo të marrë qeverisjen do ta zhbëjë. Do të marr hapat e nevojshëm brenda dhe jashtë vendit për të pezulluar këtë masë arbitrare. E treta është që këtë partneritet për informimin e qytetarëve duam që ta përkthejmë në një bashkëpunim konkret. Që sot tju jap gazetarëve dhe punonjësve të medias konturet dhe përmbajtjen e legjislativit e rregullator që do të varros mundësit e çdo qeverie për pushtetin e katërt. Si një shtojcë të pushtetit apo si një bezdi që i duhet mbyll goja. nuk ka ironi më të madhe që shteti i përzgjedhur për kryesinë e OSBE e nis me një paralajmërim për një sjellje rrugaçërore, me një nga shtyllat kryesore që kjo organizatë përfaqëson.” tha Basha.
Më pas kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se duhet të largohet nga tryeza pasi e priste një takim tjetër. Kështu Basha ka thënë fjalët e fundit në takim dhe më pas është larguar.
“Të gjithë faktorët i bëj thirrje për tu bashkuar, është e gazetarëve por edhe politikës. E mbyll duke thënë se këtu nuk na bashkon dëshira për të mbrojtur fjalën e lirë. Por Interesi publik. Informimi i qytetarëve. Është kriminale dhe duhet të ketë një përballje fronatale. Tani duhet të largohem se kam një takim. ” ka shtuar më pas Basha.