Paketa E Kardiologjisë/ Ministrja Koçiu: Mbi 8 mijë persona e përfituan nga muaji janar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej janarit të këtij viti nga paketa e kardiologjisë kanë përfituar 8145 persona. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjete sociale, bëhet e ditur se janë kryer 4558 Angiografi, 470 Pacemaker, 205 Angioplastikë, 2915 Angiografi/Angioplastikë.

Më tej znj. Koçiu shprehet se shërbimi i specializuar mjekësor, plotësimi i nevojave të çdo pacienti dhe financimi i paketave shëndetësore vazhdon pa ndërprerje me 100 % financim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e përfitojnë falas afër vendbanimit. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, ndaj kujdesi, kontrollet periodike dhe parandalimi mbeten arma më e mirë mbrojtëse për zemrën.

###


Mirëmëngjesi ☺

✅ Nga janari 2023 nga paketa e kardiologjisë kanë përfituar 8️⃣1️⃣4️⃣5️⃣ persona.

Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e përfitojnë falas afër vendbanimit.

#MSHMS
#Buxheti2024
#Shëndetiipari

Share This Article