Paketa e rimëkëmbjes ekonomike prej 700 miliardë eurosh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paketa e rimëkëmbjes ekonomike të Bashkimit Europian prej 672,5 miliardë euro (815 miliardë dollarë) mori miratimin përfundimtar sot.

Një pjesë e madhe e këtyre parave – 312,5 miliardë euro – do të shpërndahen në grante për investime dhe reforma në 27 vendet e bllokut.

Për të marrë paratë, qeveritë duhet të paraqesin planet e tyre të shpenzimeve deri më 30 prill.

Pjesa tjetër mund të shpërndahet si hua.

Kryeministri portugez, Antonio Costa, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të BE, nënshkroi dokumentin në emër të vendeve, ashtu si presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, në prani të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Sidoqoftë, do të duhen disa muaj derisa paratë të fillojnë të livrohen.

Share This Article