Pakistan/ Treni del nga shinat, të paktën 19 të vdekur dhe 50 të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tren pasagjerësh Pakistanin Jugor ka dalë nga shinat, duke vrarë të paktën 19 persona dhe duke plagosur 50 të tjerë.

Rreth 10 vagona të trenit të pasagjerëve dolën nga shinat pranë një qyteti në provincën jugore të Sindh, që ndodhet rreth 275 kilometra nga qyteti më i madh i vendit, Karaçi, sipas BBC.

Ministri i Hekurudhave Saad Rafiq tha se “hetimet fillestare treguan se treni po udhëtonte me shpejtësi normale dhe ata po përpiqeshin të përcaktonin se çfarë çoi në daljen nga shinat”.

Aksidentet në rrjetin e vjetër hekurudhor të Pakistanit janë të zakonshme, ndërkohë që qeveritë në vitet e fundit janë përpjekur të sigurojnë fondet e nevojshme financiare për të modernizuar rrjetin hekurudhor, si pjesë e programit të zhvillimit të infrastrukturës në kuadër të nismës globale të tregtisë dhe ekonomike.

Share This Article