Pakistani urdhëron 1.7 milion afganë të largohen nga shteti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Pakistanit i ka urdhëruar të gjithë azilkërkuesit afganë pa status të refugjatit – rreth 1.7 milion – që të largohen nga shteti deri në nëntor. Rritja e numrit të sulmeve nga militantët përgjatë kufirit mes dy shteteve këtë vit, ka rezultuar me përshkallëzim tensionesh.

Pakistani ka thënë se për sulmet janë fajtorë operativët me bazë në Afganistan, mirëpo kjo akuzë është mohuar nga regjimi i talibanëve. Javën e kaluar, një shpërthim në qytetin Mastung, afër kufirit me Afganistanin, i ka lënë të vdekur të paktën 55 persona gjatë një feste fetare.

Ministri i Brendshëm pakistanez, Sarfraz Bugti, nuk e ka përmendur atë sulm, apo të tjera të ngjashme, kur e ka prezantuar vendimin kundër afganëve “ilegalë”. E drejta për të kërkuar strehim në një shtet të huaj garantohet me ligjin ndërkombëtar. Pakistani i ka strehuar qindra mijëra refugjatë afganë – sidomos prej kthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan, më 2021.

Share This Article