Pakoja financiare që kryeministri Rama u propozoi naftëtarëve pas 43 ditë në grevë urie

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Naftëtarët e Ballshit zyrtarizuan përfundimin e grevës së urisë duke pranuar ofertën e kryeministrit Edi Rama për mbështetjen financiare nga qeveria.

Në fjalët e tyre ndihet mosbesimi dhe pasiguria.

“Nuk jemi të kënaqur plotësisht me zgjedhjen e kryeministrit por në bazë të kushteve që jemi pa ujë pa bukë pa drita, do e pranojmë. “Kur nuk ke pulën do hash sorrën”,  tha naftëtarja

Gazetarja e Ora News, Inelda Vallja informon se flitet për një paketë financiare 35 – 37 mijë lekë në muaj.

Detajet se kur do të nisë pagesa dhe sa do të jetë kohëzgjatja, apo si do të paguhet ende nuk dihen.

Këto pritet që të jenë pjesë e diskutimeve gjatë këtyre 48 orëve.

Për mbi 26 dite nje grup grashë naftëtare qëndruan në grevë urie për pagat e prapambetura dhe fillimin e punës në Uzinën e Ballshit. Kjo grevë pasoi atë të burrave. Gjithsej naftëtarët qëndruan 43 ditë.

Share This Article