Oficerët palestinezë të sigurisë që në mengjes vunë maska mbrojtëse dhe doreza ndërsa krijuan një bllokim rrugësh të fshehur nga fillimi i një shtegu të poshtër nëpër fushat në perëndim të Hebron. Detyra e tyre është të ndalojnë punëtorët të kalojnë në mënyrë të paligjshme në Izrael përmes boshllëqeve në pengesën e tij të ndarjes. Ata nuk do ta bënin normalisht këtë, por këto janë periudha të pazakonta. “Ne do t’i parandalojmë punëtorët të futen në Izrael derisa të mbarojë kjo pandemi”, thotë zyrtari i inteligjencës Raed Zghayar. “Ne duhet t’i mbrojmë nënat, gratë dhe fëmijët”. Nga 326 raste të konfirmuara të koronavirusit të ri midis palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar, duke përjashtuar Jeruzalemin Lindor, shumica janë gjurmuar tek punëtorët në Izrael dhe vendbanimet e tij, të cilët janë përballur me një përhapje shumë më të madhe të pandemisë. Autoritetet Palestineze u kerkojnë atyre që kthehen nga punët e tyre të kalojnë dy javë në izolim. Pas një nje nformacioni të ardhur, patrulla e Hebron ndalon një furgon me pesë burra brenda. Ata pretendojnë se nuk po bëjnë asgjë të keqe, por një inspektim nxjerr lejet e punës në Izrael. Oficerët konfiskojnë gjërat e tyre dhe u thonë që t’i marrin ato ato më vonë. Kjo ndodh me dhjetëra herë në ditë. Të ardhurat e palestinezëve me leje pune izraelite janë jetike për ekonominë e Bregut Perëndimor Zakonisht, më shumë se 100,000 palestinezë me leje pune për të punuar në Izrael, fitojnë paga shumë më të mira se sa mund të fitoheshin në Palestinë. Shumë të tjerë kanë punë joformale. Të ardhurat e tyre janë jetike për ekonominë e Bregut Perëndimor, të dobësuar nga dekada të okupimit ushtarak. Pavarsisht izolimit për të kufizuar përhapjen e Covid-19, muajin e kaluar u lejuan të kalojnë rreth 50,000 punëtorë, kryesisht për punë në bujqësi, ndërtim dhe kujdes shëndetësor. Sipas një marrëveshje të arritur midis Autoriteteve Palestineze dhe qeverisë izraelite, punëdhënësit e tyre duhej të rregullonin strehimin që ata të qëndronin për të paktën një muaj. Disa punëtorë gjithashtu kanë fjetur në vendbanime për të mbrojtur punët e tyre. “Unë dua t’i mbaj të sigurt familjen, miqtë dhe qytetin tim”, thotë Muath Balasmeh, i cili po jeton përkohësisht në një tendë në vendin e tij të punës, një fabrikë në Ariel, në Bregun Perëndimor verior. “Nëse nuk punoj, askush nuk do të më ndihmojë as me gjërat themelore. Unë nuk mund t’a shprehë se sa e vështirë është kjo. Zoti na ndihmoftë. Zoti i ndihmoftë punëtorët.”
Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar bashkëpunimin izraelito-palestinez për trajtimin e koronavirusit, i cili ka përfshirë trajnime të përbashkëta të stafit shëndetësor dhe sigurimin e mjeteve mbrojtëse të Izraelit për personelin mjekësor dhe të sigurisë palestineze. Por një grindje politike shpërtheu pas raportimeve se disa punëtorë palestinezë në Izrael nuk kishin strehim të mirëfilltë dhe qarkullimi i pamjeve të mediave sociale që tregon një njeri të sëmurë, i cili më vonë testoi negativ për Covid-19, duke u prcjellur deri në një pikë kontrolli nga forcat izraelite. Zëdhënësi i qeverisë së PA, (Autoritetit Palestinez) akuzoi autoritetet izraelite për sjellje “raciste dhe çnjerëzore”. Nga frika e një krize që do të shkatërronte sistemin lokal shëndetësor, Kryeministri Mohamed Shtayyeh u bëri thirrje punëtorëve që të kthehen në shtëpi. “Ekonomia e Izraelit nuk është aq e çmuar sa jeta e fëmijëve tanë,” tha ai.