Pallati madhështor i oligarkut rus konfiskohet në Paris prej sanksioneve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërtesa në pamje në qendër të Parisit i përket Alexei Kuzmitchev, një nga oligarkët më me influencë të Rusisë.

Ajo është konfiskuar nga autoritetet franceze si pjesë e sanksioneve të BE për pushtimin e Ukrainës, sipas listës së ministrisë franceze të ekonomisë.

Kuzmichev është aksioneri kryesor i konglomeratit industrial Alfa Group, që konsiderohet i afërt me presidentin Putin.

Prej disa javësh dhjetëra vila e apartamente në Paris ne zonat bregdetare të Francës, janë sekuestruar nga autoritetet në zbatim të fushatës agresive të sanksioneve.

Ministria e financave ka thënë se në listën e konfiskimeve që arrin në vlerë 24 miliardë euro, janë shtuar shtëpi, jahte e investime të personave të përshkruar si te afert me kupolën drejtuese të Rusisë.

Share This Article