• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Palmer: Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Palmer: Dialogu Kosovë -Serbi duhet të vazhdojë

by albnews
4 June, 2019
in Kosova
0
3
VIEWS

Shtetet e Bashkuara do të donin që dialogu mes Kosovës e Serbisë të vazhdojë urgjentisht dhe marrëveshja e arritur të mund të zbatohet plotësisht dhe “të shitet” për publikun e të dyja vendeve, tha zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, në një intervistë me Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit ka thënë se SHBA-ja nuk vë “vija të kuqe” në procesin e negociatave që, sipas tij, nuk do të thotë se të gjitha opsionet janë të hapura.

VOA: A prisni që Serbia dhe Kosova do të mund të arrijnë marrëveshje për normalizim këtë vit në Shtëpinë e Bardhë?

Palmer: Nuk e shohim këtë në aspekt kohor. Mbështesim normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, do të donim që dialogu të vazhdojë sa më shpejtë që të jetë e mundur, dhe që të dyja palët të merren vesh për normalizim të plotë të marrëdhënieve në kohë të duhur. Se a do të ndodhë kjo këtë vit, nuk mund të parashikoj.

VOA: Por, presidenti Trump ka bërë thirrje që sa më shpejtë të arrihet marrëveshja, për këtë ju pyeta nëse prisni që kjo të ndodhë këtë vit?

Palmer: Momentalisht neve më shumë na intereson që të dy palët të kthehen në tavolinën e negociatave, që të rinisin dialogun dhe të ecin tutje kah ajo marrëveshje, hap pas hapi. Nuk mendoj se vendosja e afateve kohore do të ndihmonte këtë proces, por do të donim që bisedimet të vazhdojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur, urgjentisht.

VOA: Presidenti (serb) Vuçiq ka folur në parlament rreth arritjes së kompromisit me Kosovën dhe për sulmet e mundshme të shqiptarëve nëse nuk arrihet kompromisi. A e shihni këtë si një sinjal se Vuçiqi është më i gatshëm të arrihet kompromisi se që ka qenë më parë?

Palmer: Mendoj se Vuçiqi qartë ka thënë se është i gatshëm të kthehet në dialog kur të hiqen taksat dhe se punon në arritjen e marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Besojmë se është i sinqertë e edhe pala kosovare është e sinqertë në qëllimet për arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve, por këto janë çështje të komplikuara – politike, psikologjike, emocionale. Dhe nevojitet kohë që kjo të zgjidhet, ndërsa hapi i parë është që të dy palët të kthehen në tavolinën e negociatave dhe t’i nisin gjërat në kahun e duhur.

VOA: Përse mendoni se Vuçiqi do t’ia dalë të zgjidhë këtë problem? Shtatë vjet është në pushtet dhe asgjë s’ka ndryshuar.

Palmer: Besojmë se presidenti Vuçiq është i angazhuar për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe besoj se të gjithë që janë të përfshirë në këtë proces e kuptojnë se për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të Kosovës duhet normalizim i plotë i marrëdhënieve. Ne shpresojmë se të dy palët mund të negociojnë, të arrijnë marrëveshje, ta zbatojnë atë dhe të hapin rrugën evropiane që është i pastër dhe i qartë.

VOA: Beogradi po refuzon të kthehet në dialog përderisa Prishtina nuk i heqë takat. Prishtina refuzon ta bëjë këtë përkundër thirrjeve nga SHBA-ja dhe BE-ja. Presidenti Vuçiq ka thënë se Kosova do të heqë taksat kur të vendosin “mentorët e saj perëndimorë”.

Palmer: Është me rëndësi që liderët politikë në Serbi të kuptojnë që Kosova ka agjenci të pavarura, se nuk është instrument i SHBA-së, por shtet i pavarur që ka politikën e vete. Çështja e tarifave nxit tensione politike në Kosovë. Ne do të përkrahnim heqjen e tarifave nëse kjo është e nevojshme për kthim në dialog, do të ishte hap i rëndësishëm përpara, por besojmë se është me rëndësi që të dy palët të menaxhojnë në mënyrë të pavarur sfidat dhe të gjejnë një mënyrë për t’u kthyer në negociata.

VOA: A nënkupton kjo se nuk ka çfarë të bëjë Washingtoni për të ndikuar tek Prishtina për të hequr taksat?

Palmer: Jo, nuk e thash këtë. Ka gjëra që mund të bëjmë dhe të mbështesim e mundësojmë progresin, gjë që do të thotë të inkurajojmë partnerët tanë në Kosovë që të marrin në konsideratë mirë dhe me kujdes nëse ngritja e taksave është me të vërtetë në interesin e tyre. Ne mendojmë se në interesin më të mirë të Kosovës është një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Beogradin, dhe për të ardhur deri tek marrëveshja duhet të vazhdohet me dialogun, dhe që dialogu të vazhdojë – është e domosdoshme heqja e barrierave ndaj doganave.

VOA: Besoni se dialogu mund të vazhdojë këtë vit?

Palmer: Patjetër dhe është e mundshme.

VOA: Duket se Gjermania e Franca, pas samitit të Berlinit, kanë hequr nga tavolina idenë për ndarjen e Kosovës.

Palmer: Ne mendojmë se është me rëndësi që të dy palët të vendosin për parametrat e dialogut. Ajo që ne do të donim është që ajo marrëveshje të jetë lokale, e qëndrueshme, e drejtë, të mund të zbatohet plotësisht, e cila mund të “shitet” në opinionin e të dyja vendeve, dhe e cila hap rrugën për të ardhmen evropiane.

VOA: A do të thotë kjo se SHBA-ja ende e mendojnë idenë e shkëmbimit të territoreve?

Palmer: Nuk vendosim linja të kuqe në procesin e dialogut, në kuptimin se çfarë mund të bisedojnë palët. Kjo varet nga ta. Kjo në të njëjtën kohë nuk do të thotë se të gjitha opsionet janë të hapura. Do të donim që shihnim marrëveshjen më të mirë të mundshme, të cilin do t’na e dorëzonin të dy palët – nëse e kërkojnë mbështetjen tonë. Nëse do të kemi ndonjë problem, do t’i tregojmë ato dhe do të provojmë t’i zgjidhim, por ky nuk është proces yni, është i tyre, ne vetëm i mbështesim.

VOA: Çka prisni nga samiti i Parisit?

Palmer: Qëllimi i takimeve në Berlin e Paris është që të krijohen kushte që të dy palët të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja i cili veçse ka sjellë marrëveshjen e Brukselit dhe të ndihmojë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

VOA: A do të përfshihet SHBA-ja më fuqishëm apo më dukshëm në dialog, tani kur Komisioni Evropian është në formim?

Palmer: Ne jemi partnerë të Bashkimit Evropian e cila drejton këtë proces. Nuk shoh arsye përse të ndërrojë kjo. Nëse ka rol për ne, ai është që të jemi konstruktivë dhe të mbështesim atë proces – jemi të hapur që për gjithçka që është e nevojshme që ta mbështesim këtë proces.

VOA: Shumë organizata ndërkombëtare në raportet e tyre kanë konstatuar rënie të lirisë së mediave gjatë udhëheqjes së Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, duket se zyrtarët ndërkombëtare nuk e potencojnë këtë mjaftueshëm qartë. Përse SHBA-ja paraqitet sikur nuk e sheh këtë?

Palmer: Nuk do të thosha se SHBA-ja paraqitet se nuk po i sheh problemet me lirinë e mediave në Serbi. Për vite me radhë ne kemi investuar burime të rëndësishme, të drejtpërdrejta, deklarative dhe politike për sa i përket mbështetjes më të gjerë ndaj lirisë së medias. Ajo që është qenësore që Serbia ta kuptojë dhe pranojë është që për avancim drejt rrugës evropiane nevojitet më shumë se vetëm zgjidhja e çështjes së Kosovës. Serbia duhet të plotësojë kritere të BE-së, ndërsa liria e medias është një prej më thelbësorëve.

Previous Post

Trump takon kryeministren Theresa May

Next Post

Në rrugët e Prishtinës shfaqen parullat “UNMIK-RUSMIK”

albnews

albnews

Related Posts

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet
Albania

Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

11 May, 2025
Next Post
Në rrugët e Prishtinës shfaqen parullat “UNMIK-RUSMIK”

Në rrugët e Prishtinës shfaqen parullat “UNMIK-RUSMIK”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

12 May, 2025
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4690 shares
    Share 1876 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2387 shares
    Share 955 Tweet 597
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM