Palmer: Do ndikojmë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Integrimi euro-atlantik i rajonit të Ballkanit paraqet një qëllim strategjik të Uashingtonit”.

Deklarata vjen nga i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Mathew Palmer, i cili ka folur nga forumi strategjik i Bled-it në Slloveni ku diskutohet mbi të ardhmen europiane të ballkanit.

Palmer është shprehur se SHBA-të kanë tre objektiva në Ballkan, hapjen sa më parë të negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, “në kushtet ideale në tetor”;

Mundësimin e dialogut Kosovë- Serbi dhe së fundmi Bosnja dhe Hercegovina të bëhet një shtet funksional

Palmer u shpreh se SHBA-të synojnë të “konkurrojnë në nivelin e një ndikimi pozitiv në rajon dhe ta përdorin atë ndikim për të lehtësuar integrimin evropian dhe euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Share This Article