Palmer: Gruaja ime vjen nga Beogradi, fëmijët e mi flasin gjuhën serbe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendës-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka bërë të ditura lidhjet e tij me Serbinë.

Gjatë një interviste në nëntor të vitit të kaluar për “Blic”, ai kishte thënë se mund ta paramendojë veten si pensionist në Beograd.

Kurse, tani gjatë një interviste për “Bbc”, në gjuhën serbe ka zbuluar se gruaja e tij vjen nga Beogradi.

“Gruaja ime është nga Beogradi, fëmijët e mi flasin serbisht, shumë vite kam jetuar atje. Serbinë e njoh mirë dhe jam i lidhur me të. Shumë do të dëshiroja ta shoh në rrugë të qartë drejt të ardhmes evropiane”, u shpreh Palmer./Alsat/

Share This Article