ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shefi i ushtrisë britanike: I gjithë vendi duhet të përgatitet për kërcënimin rus 5 hours ago
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur 6 hours ago
VIDEO/ Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron … 6 hours ago
“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë 6 hours ago
Plas te Chelsea, Enzo Maresca drejt shkarkimit/ Ja emrat që përfliten se do të zëvendësojnë italianin 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Palmer: Kosova e Serbia do të vendosin nëse kufijtë do të jenë pjesë e negociatave

albnews by albnews
24 October, 2019
in Kosova
0
Palmer: Listë e zezë për dhunën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer tha të mërkurën se u takon Kosovës dhe Serbisë nëse do të diskutohet apo jo çështja e kufijve në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Gjatë një dëgjese në Komisionin e Punëve të Jashtme të senatit amerikan, Palmer tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një marrëveshje me autorësi lokale dhe që duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Ajo që ne do të dëshironim të shohim është një marrëveshje e qëndrueshme, që është në pronësi lokale, për të cilën të mund të binden si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme të nënvizohet një marrëveshje që është gjithëpërfshirëse, që përbën normalizim të plotë, që është shumë dimensionale; ajo do të kishte një komponent të sigurisë, një komponent politik, një komponent ekonomik dhe tregtar, do të kishte edhe një komponent kulturor”, citon Zëri i Amerikës të ketë thënë Palmer.

RelatedPosts

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze për këtë dhe s’do lojëra

“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë

Nga Ukraina në Ballkan, The Telegraph ngre alarmin: Militantët serb po përgatiten për luftë të re, Rusia do i shpërblejë me… Kosovën

Sa i përket faktit nëse kufijtë mund ose mund të mos jenë pjesë e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, kjo varet nga palët për ta vendosur, tha Palmer.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve për ndikimet që mund të kishte ndryshimi i kufijve në pjesë të tjera të rajonit, Palmer tha:

“Unë e kuptoj absolutisht argumentin e ‘kutisë së Pandorës’ që i ka bërë shumë vëzhgues në Ballkan të pyesin se nëse ndryshoni një kufi këtu çfarë ndodh me një kufi atje, ku duhet hequr vija? Unë mendoj se ky është një shqetësim legjitim. Dhe nëse palët lëvizin në drejtim të diskutimit të këtyre çështjeve, kjo është diçka me të cilën ne do të duhet të punojmë dhe të shohim se a është ky një rrezik që mund të menaxhohet siç duhet”.

Palmer tha se partitë politike fituese të zgjedhjeve në Kosovë e kanë bërë të qartë se nuk duan të flasin për këtë çështje.

Tani për tani, tha Palmer, jam duke punuar me ambasadorin Grenell për të identifikuar rrugën për t’u rikthyer te negociatat.

Ai tha se qeveria e re e Kosovës duhet të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i japë fund fushatës për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të mundësohet rifillimi i bisedimeve.

Palmer i cilësoi zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë si shumë të rëndësishme për Kosovën, ndërsa nënvizoi se “kjo do të jetë qeveria e parë pa forcat që kanë pasuar ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës… pa figurat nga e kaluara”.

“Kjo dëshmon dëshirën e qytetarëve për ndryshim”, tha Palmer, duke theksuar se qeveria e re pritet të formohet nga lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Vetëvendosje për herë të parë doli e para në zgjedhje. E njoh zotin Kurti, por si do të sillet në qeveri, është e paqartë”, tha ai, duke nënvizuar se Kosova tash duhet të formojë qeverinë, të zgjedhë ministrat. “Shpresoj se do të lëvizin shpejt”, meqë ka “punë për të bërë para se palët të ulen në tryezën e bisedimeve”.

Palmer tha se po punon ngushtë me ambasadorin Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai kritikoi Bashkimin Evropian që dështoi të hapte negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vendim që siç tha ai “dërgon mesazhe të gabuara tek Prishtina dhe Beogradi”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shefi i ushtrisë britanike: I gjithë vendi duhet të përgatitet për kërcënimin rus

Shefi i ushtrisë britanike: I gjithë vendi duhet të përgatitet për kërcënimin rus

15 December, 2025
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

15 December, 2025
VIDEO/ Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron …

VIDEO/ Heroi që shpëtoi qytetin! Mblidhen 1 mln dollarë pë burrin që i mori armën terroristit në Australi! CEO miliarder i dhuron …

15 December, 2025
“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë

“Erëza të lashta, shpirt i ri” në Kosovë

15 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result