Palmer nuk merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Forumin e Sigurisë në Beograd, që do të mbahet nga data 16 deri më 18 tetor, bën të ditur B92.

Palmer ishte paralajmëruar se do t’u drejtohej pjesëmarrësve me rastin e hapjes zyrtare të Forumit të Sigurisë në Beograd, të enjten, më 17 tetor, me temën “Zgjidhja e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”.

Në hapjen zyrtare, siç është paralajmëruar, tani do të flasë diplomatja gjermane e ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, Suzanne Schitz, ish-përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e Sigurisë të BE-së, Catherine Ashton, si dhe ish-ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni.

Share This Article