Palmer sot takohet me Bashën, Kryemadhin dhe Metën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zv. ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer do të vazhdojë sot ditën e dytë të vizitës në Shqipëri.

Ditën e sotme është parashikuar që Palmer të zhvillojë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në orën 13:45. Më pas, pas një ore, zyrtari i lartë i DASH do të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Ndërsa në orën 17:30 Palmer do të takohet me Presidentin Ilir Meta.

Po ashtu Zv/ ndihmës sekretari i Shtetit do të zhvillojë edhe një takim me disa gazetarë shqiptarë.

Ditën e djeshme, ai u takua me kryeministrin Rama, takim i cili zgjati rreth 100 minuta në zyrën e kryeministrit.

Pas takimit, kryeministri Rama shkroi në tëitter: “Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matheë Palmer”

Share This Article