Palmer: Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor çështje parësore për SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qëllimi i SHBA-së është një Mal i Zi i qëndrueshëm në rrugëtimin europian dhe euro-atlantik, i mbrojtur nga ndikimet e jashtme, theksoi zëvendësndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së, Mathew Palmer në takimin me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Palmer shtoi se ”është në interesin e SHBA-së që të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor në partneritet me Bashkimin Europian”.

”BE është një bashkim vlerash dhe jo vetëm një ndërthurje interesash”, theksoi ai.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për një numër çështjesh rajonale dhe gjeopolitike.

Gjukanoviç theksoi se ”marrëdhëniet midis dy vendeve dhe angazhimi më intensiv i SHBA-së në rajon janë në nivele të kënaqshme”.

Share This Article