Paloka: Edi Rama ka dështuar me tërmetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka me anë të një reagimi për mediat hedh akuza ndaj kryeministrit Rama duke thënë se ai ka dështuar me propagandën.

Sipas Palokës Rama për të mbuluar dështimin pas tërmetit, tallet me platforma qesharake.

“Dy muaj pas tërmetit qytetarët ende jetojnë në tenda dhe kontenierë, ndërsa qeveria tallet duke folur për platforma qesharake, si të shumtat që kanë nisur dhe nuk i kanë bitisur. Kush ka sy e veshë e kupton qartë se Rilindja përdor propaganden për të mbuluar papërgjegjshmërinë dhe paaftesinë për të menaxhuar situatën pas tërmetit. Për këto dhe më shumë: Rama ka dështuar!”, shkruan Paloka.

Share This Article