Pak pasi kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, e cilësoi programin ekonomik të PD-së si kohë e humbur, vjen dhe reagimi nga strukturat e Partisë Demokratike nëpërmjet Edi Palokës.
Demokrati përmes një postimi në Facebook, shprehet se kryeministri i trembet liderit të PD-së, Lulzim Bashës, duke theksuar se i ka mbaruar koha politike.
“Eshte me se e kuptueshme pse je i trembur nga Lulzim Basha. Ske faj. Te ka nxjerre ashtu sic je para shqiptareve dhe nderkombetare nje hajdut dhe bashkepuntore kriminelesh e perdhunuesish. Koha jote ka mbaruar. Me 25 prill ti humbet, Shqiperia fiton”, shkruan Paloka