Paloka: Ky regjim duhet përmbysur, Ramës i duhen thyer turinjtë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka komentuar deklaratat e Ramës, i cili e quajt PD-në si mbetje të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Ai shkruan në Facebook se fjala me socialistët nuk ka asnjë vlerë dhe se duhet përmbysur, gjë e cila duhet të jetë mision i opozitës.

Paloka shton se ky regjim përmbyset, nuk përmirësohet me këshilla opozitare dhe Ramës i duhen thyer turinjtë, jo t’i bëhet makijazh.

Paloka: Unë habitem me habinë e atyre qe paskan pritur qe Rama te kishte ndryshuar…! Për këtë arsye e thashë qe ditën e pare ne ate salle: “Fjalët me këta nuk kane me asnjë vlere”. Ata thjesht duhen përmbysur. Ky dhe vetëm ky duhet te jete objektivi i opozitës.  Ky regjim përmbyset nuk përmirësohet me këshilla opozitare. Rames i duhen thyer turinjtë , jo ti bëjmë makiazh!

Share This Article