ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani 2 hours ago
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord 2 hours ago
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona 3 hours ago
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj 3 hours ago
Kërkesa e Donald Trump-BE shtyn prezantimin e paketës së sanksioneve ndaj Rusisë 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Paloka: Rama arreston njerëz pa prova

albnews by albnews
3 June, 2019
in Albania
0
Paloka: Rama arreston njerëz pa prova
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn se i ka arrestuar protestuesit pa asnjë provë.

Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë dhe se mbetjet komuniste Edi Rama dhe Sandër Lleshaj janë përgjegjës për ndalimin, shoqërimin dhe arrestimin pa asnjë provë të protestuesve paqësorë.

RelatedPosts

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Ryanair po “braktis” Spanjën – Shqipëria mund të përfitojë

Deklarata e plotë e Edi Palokës

Shqipëria është sot i vetmi vend anëtar i NATO-s me të burgosur politikë, me qytetarë që përndiqen për një arsye të vetme- ata janë kundërshtarë politikë të kryeministrit të vetëm në Europë që ka ardhur dhe qëndron në pushtet me vota të blera në marrëveshje me krimin.

Partia Demokratike dënon me ashpërsi ndalimin, shoqërimin dhe arrestimin e protestuesve paqësorë, kundër te cilëve nuk ka asnjë provë. Janë me dhjetëra qytetarët e ndaluar me urdhrin e Edi Ramës dhe mbetjes komuniste, Sandër Lleshaj, të cilët kanë për qëllim të ushtrojnë terror ose të frikësojnë shqiptarët!

I kanë bërë llogaritë gabim!

Strategjia e përçarjes, e frikësimit, e terrorit dhe dhunës shtetërore ka dështuar! Që prej 16 shkurtit, Edi Rama është një kufomë politike, ndërsa shqiptarët që i janë bashkuar kauzës për zgjedhje të lira janë edhe më të shumtë, edhe më të vendosur!

Është fakt se shumica e 500 qytetarëve të ndaluar nga policia gjatë këtyre 4 muajve, janë sot të lirë, për arsyen e thjeshtë se kanë qenë të pafajshëm, kanë qenë të burgosur politikë dhe në të drejtën e tyre të protestuar!

I zhytur në panik, Edi Rama po përdor të gjitha institucionet e represionit, duke filluar nga narko-policët dhe banditët me uniformë që përgatisin raporte të rremë kundër protestuesve tek  prokurorët e Arta Markut,  që ngrenë akuza politike mbi dëshmi të rreme e deri tek ndonjë gjykatës militant si Arben Micko.

Është fakt se në gjyqe kanë rezultuar të ndaluar edhe njerëz që janë rrëmbyer në rrugë, pa qenë fare në protestë.

Është fakt se sot kemi dy polici brenda radhëve të policisë, atë të profesionistëve të ndershëm dhe atë të narko-militantëve. Video e mbrëmshme tek Spitali i Traumës është dëshmia më e qartë se në ç’gjendje të mjeruar ndodhet policia shqiptare. Si ushtar politik i një ministri sadist dhe enverist, banditi i veshur me uniformë dhunon edhe vetë vartësin e tij, për të larguar me forcë kolegun Bardh Spahia.

Pamjet janë revoltuese për çdo njeri të lirë dhe me dinjitet. Nuk është e largët dita që çdo shërbëtor i Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit. Kudo qoftë ai, në polici, prokurori apo gjykatë, fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të Edi Ramës.

Sakrifica e asnjë shqiptari të bashkuar në betejën për zgjedhje të lira e të ndershme, për Shqipërinë si Europa, nuk do të shkojë dëm.  Ora e drejtësisë po vjen për ata që dhunojnë e vjedhin qytetarët, për ata që rikthyen të burgosurit politikë ne vendin anëtar të NATO-s.  Dhunuesit do të marrin atë që meritojnë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

16 September, 2025
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

16 September, 2025
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

16 September, 2025
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result