Paloka: Të bindur që Trump do i heqë “non gratën” Berishës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi Kryetar i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, u shpreh gjatë një interviste për Klan News se selia blu është e bindur që administrata e re nën drejtimin e Donald Trump do ta heqë “non gratën” ndaj Sali Berisha.

Gjatë bisedës me gazetarin Besard Jacaj, Paloka u shpreh se demokratët kanë të gjitha arsyet që të jenë të gëzuar për ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë

“Po ju jap madje dhe një lajm meqë jemi këtu. Po! Jo kemi besim, por jemi të bindur që administrata e re do ta heqë non gratën për Sali Berishën dhe këtë nuk e them jashtë informacioneve dhe shumë shpejt madje do të shihni dhe reagime të tjera që vijnë pikërisht si efekt dhe flas për reagime nga Europa dhe jo vetëm, si efekt i zgjedhjes së Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe largimit të influencës së Sorosit.

Kështu që kishim të gjitha arsyet dhe kemi të gjitha arsyet të jemi të gëzuar dhe entuziastë për ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë”, u shpreh Paloka.

Share This Article